Ramush Haradinaj: Jam ushtar i Amerikës dhe i zbatoj urdhrat që marr nga ajo

Ramush Haradinaj: Jam ushtar i Amerikës dhe i zbatoj urdhrat që marr nga ajo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”,  ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhrat si e parasheh tereni. Ai tha se populli shqiptar i takon botës që udhëhiqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe ta ngjashme si të Amerikës. Marrëdhëniet  e Kosovës me Serbinë janë të  rënda e të vështira sepse kemi pasur luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj. Kjo është vizita e parë zyrtare e Ramush Haradinajt në Amerikë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …