Në mbledhjen komemorative që u mbajt sot në Deçan, u cilësua lart jeta dhe vepra atdhetare e Fetnete Ramosajt

Në mbledhjen komemorative që u mbajt sot në Deçan, u cilësua lart jeta dhe vepra atdhetare e Fetnete Ramosajt

Në mbledhjen komemorative që u mbajt sot në Deçan për veprimtaren e veteranen e  UÇK-së Fetnete Ramosaj, organizuar nga komuna e Deçanit dhe shoqatat e dala nga lufta,  kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj dhe se Fetnetja  ka qenë denoncuesja më e madhe e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë. Ajo ka qenë zëri i UÇK-së. Zëri i saj ka qenë simbol i lirisë, ajo ishte  ikona e luftës në Dukagjin. Gjatë luftës në Kosovë, ka kryer detyrën e zëvendëses së UÇK-së në Dukagjin, ka raportuar për dy mediet e luftës. Ishte dhe mbeti zëri i ndërgjegjes sonë gjatë luftës dhe pas saj. Kryetari Ramosaj ka kujtuar një fjali të Fetnetes gjatë kohës sa ka qenë e sëmurë.”Unë u kam  marrë lakmi vdekjes së vëllazërive Bytyqi se ka pasur shtet si Amerika, që i ka mbrojtur, por pas sëmundjes sime, edhe kryeministri më ka përkrahur gjithmonë“, kishte thënë Fetnete Ramosaj.

Në emër të bashkëluftëtarëve, ish Komandanti i Brigadës 136, “Rugova” të Zonës Operative të Dukagjinit, Salih Lajçi  u shpreh se se Fetnete Ramosaj ka qenë ndër personalitetet më të njohura në luftë. Nga gjitha personalitet që kam njohur në luftë, ajo ka qenë më e kompletuara. Nga kjo foltore ajo skaliti dhe i dha epitet fitoret e betejave në Zonën Operative të Dukagjinit. Shpesh herë u gjetën krah për krahë edhe me Ramush Haradinajn. Raportimet nga lufta i kishte të veçanta. Gjakun e dëshmorëve e ktheu në penë. Do të kemi të vështirë të plotësojmë boshllëkun tënd”, ka thënë, mes tjerash, luftëtari i lirisë, Salih  Lajçi.

Në fjalën e tij, gjenerali Kudusi Lame, tha se ajo u treguar e zonja, trime dhe heroinë, duke tejkaluar kështu kufijtë gjinor.”Fetnete Ramosaj ka ditur të përdor pendën, pushkën, duke mos u lëkundur. Ka jetuar shkurt, por veprat e saj kanë qenë të mëdha, Jetën dhe veprën e Fetmete Ramosajt, e ka kujtuar edhe Daut Haradinaj.“Unë e kam në memorie ndoshta me qindra herë Fetneten në akademi e përkujtime. Është pothuajse luftëtarja e vetme që depërtoi ashtu, me libra për të treguar krimin e Serbisë bërë në Kosovë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …