Brickos

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha përkrahjen e Polonisë në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha kërkon përkrahjen e Polonisë në Këshillin e Ministrave për liberalizimin

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë Konferencës Globale Horasis, në Portugali, ka takuar Ministrin për investime dhe zhvillim të Polonisë, Jerzy Kwieciński. Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth përkrahjes së këtij vendi për mbledhjen e Këshillit të Ministrave lidhur çështjen e liberalizimit të vizave. Në një shkrim, Hoxha, ka shkruar se çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën. “Në Konferencën Globale Horasis, në Lisbonë, takova personalitete të shquara të BE-së dhe vendeve mike si Z. Jerzy Kwieciński, Ministër për investime dhe zhvillim i Polonisë, nga i cili kërkova mbështetje dhe përkrahje në Këshillin e Ministrave, për të arriturat tona, konform udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Çdo kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, ceka në takim, është kufizim për arritjen e vlerave integruese të të rinjve, ekonomisë dhe vlerave tjera të BE-së për Kosovën, padrejtësisht e veçuar, padrejtësisht e penguar”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …