Nisin garat për programin nacional për rini, hapet ekspozita me punime të nxënësve

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është hapë ekspozita me punimet e nxënësve te të gjitha shkollave të komunës  së Deçanit të cilët janë në konkurrim për vlerësim për pjesëmarrje në garat nacionale për rini në Kosovë. Të pranishëm në hapje të kësaj ekspozite ishin zyrtar komunal, drejtor shkollash, mësimdhënës dhe nxënës të cilët kanë punuar me përkushtim për këtë ekspozitë. Në hapje të kësaj Ekspozite Drejtori  i DKA-së Bekim Vishaj tha: Në emër të kryetarit të Komunës Bashkim Rmosaj, ju dëshiroi suksese dhe ju premtoi mbështetje maksimale ne këto gara të nisura sot. Këtu bashkë më ju po hapim garën në nivel komunal me këtë ekspozitë me punime artistike të nxënësve fitues në nivel gjenerate nëpër shkollat e komunës së Deçanit, duke ju bërë më dije se si DKA, deri më tani kemi punuar me përkushtim  duke krijuar edhe komisionet e garave me koordinatorët e cilësisë ku nga ky komision edhe do të vlerësohen punimet. Kjo ekspozitë do të jet e hapur deri ditën e premte më 12 Prill 2019, ndërsa punimet do të vlerësohen nga profesorë të lëndës  përkatëse. Fituesit në nivel komunal do të jenë pjesëmarrës në gara republikane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …