Daut Sheremet Dervishi (20.11.1946 – 12.4.1999)

Daut Sheremet Dervishi (20.11.1946 – 12.4.1999)

Daut Dervishi lindi  në fshatin Kopiliq i Epërm, komuna e Skenderajt,  më 20 nëntor të viti 1946, në një familje atdhetare. Dera e kësaj familje ishte  konaku  i  ilegales  së hershme e cila po ngrihej kundër Jugosllavisë. Dauti u lind  nga Babai Shermeti dhe Nënë Isma. Ishte fëmija i dytë pas Sala Dervishit me të cilën gjatë moshës fëmijërore u rriten se  bashku me virtyte të larta kombëtare,  duke mos u pajtuar dhe duke  kundërshtuar gjithmonë regjimin e atëhershëm jugosllav. Ai ka qenë veprimtar i hershëm i lëvizjes kombëtare, ish i burgosur politik në fillim të viteve ’70. Më pas pjesë e celulave të para të UÇK-së, në vitet ’90, kur ajo vepronte jo publikisht. Dauti e ka ndihmuar shumë Grupin e Prekazit, bërthamën e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Motra e tij, ishte gruaja e Hamit Jasharit, nëna e luftëtarëve të orëve te para, Jashar, Sahit e Musa Jashari. Të dy, motër e vëlla, kanë dhënë kontribut deri në sakrificë për liri, derisa edhe  ranë dëshmorë për këtë tokë.

Mësimet e para i mori në shkollën tetëvjeçare “Liria ” në vendlindje, dhe pas përfundimit të shkollimit për shkak të gjendjes e rëndë ekonomike,  detyrohet të marrë rrugën e mërgimit,  për të punuar në Kroaci e Slloveni  për ta ndihmuar familjen. Pas kthimit nga Sllovenia,  në vitin 1969 Shërbimi Jugosllav i shkon në shtëpi dhe detyrimisht merret  për kryerje të shërbimit ushtarak dhe e dërgon në Tuzëll të Bosnjës.

Ushtarëve serb,  asnjëherë  nuk ju kishte pëlqyer qëndrimi  Dautit i cili gjithnjë thoshte se ne jemi ne tokën tonë,  dhe se askush nuk ka të drejtë të vendos mbi fatin tonë,  se edhe Kosova duhet të ketë të drejtën mbi ushtrinë  dhe udhëheqjen e vet. Derisa një ditë një ushtar serb, nga Peja, e kundërshton ashpër  duke i thënë se ju asnjëherë nuk do te keni as  ushtri dhe asnjë te drejt mbi Kosovën dhe se ajo pjesë nuk do te jetë asnjëherë e juaja, … Dauti  nuk kishte mundur ti përballojë fyerjet dhe sulmet ndaj tij  dhe pretendimet e ushtarëve serb se gjithmonë Shqiptarët do te jenë të gjunjëzuar dhe do te bëjnë ashtu sikur thonë serbet…Në një moment  ne vetëmbrojtje me një objekt te mprehtë  e sulmon serbin të cilin e plagosë. Menjëherë ndaj tij fillojnë akuzat si ushtar shqiptar i pa disiplinuar, nxitës dhe kundërshtar  i Jugosllavisë. Gjyqi Ushtarak  fillon hetimet  dhe Dautin e  fusin në listën e ushtarëve të pa disiplinuar për “ urrejtje dhe kundërshtim” të sistemit Jugosllav  të atëhershëm.

Pas 6 muajve që kishte ndodhur rasti,  merr lajm nga familja se i kishte vdekur babai. Pas kërkesës qe i bëri komandës ushtarake për lirim, që të marrë pjesë  në varrimin e babait, nuk e liron me arsyetimin se është ne kryerje te shërbimit ushtarak. Dauti pas shumë peripecive disi arrin ta kryejë  shërbimin ushtarak dhe në maj te vitit 1971  kthehet në shtëpi  afër familjes me kërkesën  nga regjimi qe të mos largohej nga shtëpia. Me të ardhur në shtëpi,  i vjen thirrja nga Gjykata Ushtarake RFSJ-së, ku edhe duhej të paraqitej në Gjyqin Ushtarak, në Tuzëll të Bosnje Hercegovinës, me akuzë për sulm fizik dhe plagosje të ushtarit serb nga Peja, me ç rast dënohet 6 muaj burg,  dhe detyrohet që burgun ta mbajë në Smrekovnicë të Mitrovicës.

Dauti,  kishte filluar vetë rregullonte armë. Më punën e tij  me dekada, kishte arritur që të rregullonte disa arme artizanale  nga vetë  dora e tij,   të cilat do te përdoren me vonë. Gjatë jetës së tij kishte dhënë kontributin e tij edhe në pjesëmarrje të protestave të e vitit 1981 dhe  vitet 90  të cilat po organizoheshin kundër sistemit Jugosllav . Në vitet e 90-ta, u vu në kontakt me  grupin e hershem  te ilegales  së UÇK-së , fillimisht  me Grupin e Prekazit, duke ju ndihmuar në aspektin logjistik, pastaj ne organizimin për mbrojtje  e veçanërisht në rregullimin e armëve. Ai informonte grupin edhe për lëvizjet e forcave serbe. Së bashku me motrën e tij, Salën  bashkërisht me vite të tëra bënin roje në kullën e Hamit Jasharit. Ata  kishin koordinuar edhe pjesën logjistike, sidomos në furnizim, të grupit ilegal me medikamente, si dhe transportim të armëve dhe rregullim e tyre. Ai ishte pajisur me armë  të cilën ja kishte dhënë  Sahit Jashari,  e për te cilen ishin ne dijeni vetëm Ademi e Hamza. Dauti dhe familja e tij dhanë kontribut edhe në strehimin  e pjesëtarëve te Grupit të Prekazit, si Sahit Jasharit, Musa Jasharit dhe  tjerët. Shtëpia e Dautit tashme ishte një pikë apo dera e hapur  dhe me e sigurta për nipat  e ilegales nga Prekazi. Që nga vitet 1991 deri ne 1998,  Dauti kohën më të madhe po e qonte duke  qëndruar në Prekaz, në shtëpinë e Hamit dhe Sala Sheremet Jasharit,  ku me vite të tëra kishte  bërë roje së bashku me motrën, Salen  dhe dhëndrin Hamitin.

Ditët dhe vitet po shkonin,  e Dauti  dekadën e viteve te 90 –ta po e kalonte  pothuaj të tërën ne Prekaz,  larg familjes, aty ku po bëhej kthesa e madhe  historike. Në Prekaz, aty  ku të zënë errësira ne qetësi  e ku  mëngjeset mund te fillonin  te rrethuar dhe me krisma topash e armesh. Aty,  ne Prekaz  po  errësohej nata e po vinte mëngjesi  e motër e vëlla, të zgjuar  duke kuvenduar  se bashku po prisnin ditën kur bashkë do te luftonin  për Lirinë  e vendit .

Kalonin shumë ditë e shumë net, në kullën e Hamit e Sala Jasharit , tashmë  po prisnin për të vdekur për Liri, Hamit jashari, Sala Jashari  së bashku me vëllanë Dautin  me djemtë  Sahitin e Musen,  e me shokët e tyre Mujë Krasniqi, Rasim Kiqina, Rexhep Selimi, Jahir Demaku, Jahir  Hajdari, Sabit  Lladrofci, Muharrem Xhemajli, Isa Xhemajli, Daut Xhemajli, Valdet Xhemajli, Imer Xhemajli, Hamide Xhemajli, Valdet Jashari, Qerimi me familje, Sadiku me Familje. Aty po prisnin edhe vëlla e motër Fatime  Bazaj me vëllanë Smajl Bazaj. Të gjithë këta po prisnin  te vendosur ditën kur Jugosllavia do sulmonte Prekazin.

Ishte 4 marsi i 1998,  dhe Dauti ishte bërë një kohë e gjatë që nuk kishte shkuar ne shtëpi,  ai po qëndronte në kullën e Hamit e Sala Jasharit, duke pritur lajme për Musën i cili me shokët e tij  ishte plagosur tek 6 lisat e Likoshanit, në betejën e Likoshanit dhe Çirezit, një javë më parë. Dauti shkon  për ta vizituar Musën ne Likoc  dhe nga aty kthehet tek shtëpia  për të vizituar familjen e tij .

Me 5 mars 1998 ishte një mëngjes i ftohët. Ai ishte bërë gati për të  marrë rrugën për Prekaz. Ishte ora 5:30, filluan te dëgjoheshin krisma dhe Dauti  mori armën për t’u nisur. Ai kishte mbetur tërë ditën në fshatin Llaushë,  duke u  munduar të futet në Prekaz,  mirëpo  ishte e pamundur, sepse forcat serbe kishin vendosur një rreth të gjerë  ku përmes snapjeristëve dhe artilerisë  nuk lejonin qe askush të futej në Prekaz.

U bënë 3 ditë luftë.  Dauti  nuk mundi te hyjë në Prekaz. I zemëruar dhe i pikëlluar, që momentin qe po e priste  me vite nuk ishte aty pranë motrës. Dauti kishte arritur për ti parë kufomat  pasi kishin hyrë edhe gazetaret e huaj. Po shikonte  me rend të gjithë  ata më të cilët  qëndroi shumë kohë në Prekaz,  Bacën Shaban, Hamitin, Hamzën , Ademin.   Po shikonte me lot ne sy fëmijët Kushtrimin, Fitimin, Igballin …  me të gjithë kishte kaluar afro 10 vite bashkë në Prekaz. Po vazhdonte te kërkonte motrën, Salën por nuk po e gjente dot.  Me sy të mbushur plot lot po kërkonte por s’ po e gjente. Sala Jashari u gjend e vrarë ne shtëpi  nga disa ushtarë te cilët po kërkonin policet serb   te cilët ishin te vdekur brenda ne shtëpi,  e po aty pran tyre gjendet edhe trupi i vdekur i Sala Jasharit. Dauti kishte premtuar se do te marr hak dhe luftën nuk do e ndal deri ne vdekje . “Gjithë ato vite qëndrova në atë shtëpi vetëm e vetëm qe te isha aty kur te sulmonin serbet, çdo ditë në pritje te sulmit dhe prapë nuk pata fatin te isha aty, ballë për ballë me okupatorin serb e në krahët e motrës sime ..” i kishte thënë Dauti  nipit,  Musa Jashari.

Pas  luftës titanike te familjes Jashari dhe  rënies së tyre dhe të Komandantit Legjendar, organizimi dhe lufta për çlirimin e vendit duhej përhapur në tërë vendin. Dauti u rikthye  që ta vazhdonte luftën e tij në realizimin e amanetit te motrës dhe Jasharëve, qe luftën  ta vazhdojnë deri në Liri. Ai do të bëj organizimin  ne vendlindje ne mbrojtje te fshatit,  dhe kështu lufta e nisur në Prekaz të përhapej gjithandej Kosovës.

Dauti  tashmë po shërbente ne vendlindjen e tij  në Zonën Operative të Drenicës, në brigadën  112 Arben Haliti,  deri në  mëngjesin e  hershëm e 11 prillit 1999, mëngjes ky i  cili Dautin e zë në ballë të fshatit për të filluar betejën me  forcat Serbe të cilat  tashme kishin përgatitur sulmin mbi familjet civile për ti zënë në gjumë. Mirëpo,  në ora 6: 30 mëngjesit  forcat serbe hasin në rezistencën e parë mbi fshat, në vendin e quajtur “Gurina”, Ai filloi luftën e afërt  i vetëm përball forcave serbe, dhe gjatë luftimit që po bëhej mbi fshat, për moslejimin e forcave serbe të hyjnë në fshat, popullata civile arrijnë të largohen, kurse ai goditet nga plumbi dhe merr plagë të rënda në gjoks, me çka detyrohet të tërhiqet në brendi të fshatit. Pas 24 orëve nga plagët e rënda  bie dëshmor me  12 prill   1999 në fshatin e tij e lindjes, në Kopiliq të Epërm. Si rezultat i  kësaj beteje të afërt  në hyrje të fshatit, ai arriti t’i ndalë forcat dhe popullata civile arriti të largohej nga fshati.

Ai mori pjesë në aksionin e UÇK-së në Rezallë të Re, si dhe ishte i vendosur në mbrojte të familjes dhe fshatit. Ishte kurdoherë në kontakt me nipat Sahitin dhe Musen. Sahiti e kishte furnizuar me municion dhe bomba,  në Likoc.

Dauti kishte si pasion armët, ku me punën e tij kishte arritur t’i  rregulloj disa sosh, të cilat u përdorën ne luftën e UÇK-së. Njëra prej tyre  te cilën edhe e ka përdorur  ekziston edhe sot  si dëshmi. Trupin e tij  bashkëluftëtarët e varrosin në fshatin e tij e lindjes nga gjatë natës se 12 prillit 1999.

Për dëshmorin është shkruar në librin “Tringa e Prekazit”  dhe në librin “Krismat e Prekazit”  si dhe ne librin –monografi “Feniksët e Lirisë “ .Nga Trupat Mbrojtëse te Kosovës është organizuar edhe përvjetor me rastin e rënies. Pas  rënies është nderuar me mirënjohje nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Komuna e Skenderajt, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës .

Është dekoruar nga Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi me Urdhrin “ Hero i Kosovës”  Për Trimëri dhe Sakrificë për Lirinë e Kosovës,  më 5 tetor 2018.

Në shenjë nderimi për mbrojte të fshatit, banorët  kanë vendosur që rrugës  në të cilën ka rënë dëshmor t’i vihet emri, Daut Sh. Dervishi.

Dauti la pas  gruan Hanifen ( e cila dha kontribut të çmueshëm gjatë kohës sa Dauti kontribuonte për Lirinë e vendit) dhe gjashtë bijë e bija: Meritën, Arditën, Xhevatin, Nexhatin, Petritin dhe Arbenitën.

Kjo familje kontribuoi për lirinë e vendit së bashku me Familjen e Hamit dhe Sala Jasharit  si dhe nipat  Jashar Jashari, Sahit Jashari e Musa Jashari.

Për lirinë e vendit nga kjo familje ranë  dëshmor motër e vëlla; Sala Sheremet Jashari e cila ra dëshmore në Prekaz me 7 mars 1998 si dhe Daut Sheremet Dervishi me 12 prill 1999. Gjithashtu nga lufta mbeti i plagosur edhe vëllai, Xhemajli si dhe nipat Sahit Jashari e Musa Jashari, luftëtarë të radhëve të para të UÇK-së dhe eprorë të lartë të luftës. Kontributi i kësaj familje vazhdoj deri në Çlirim duke ju bashkangjitur radhëve të UÇK-së  edhe anëtarët tjerë të familjes së Dëshmorit,  Daut Dervishi .

Më datë 24 korrik 2018 me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës trupi i Dëshmorit Daut Dervishi  është rivarrosur me nderime ushtarake nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.( Xh. J.)

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Xhafer Dvorani (2.6.1968 – 30.4.1999)

Ferat Xhafer Dvorani (2.6.1968 – 30.4.1999)

Fshati Qëndresë (ish-Terstenik) i komunës së Drenasit, që konsiderohet si fshati më i madh i …