leoni

Kuvendi i Shqipërisë me “mocion debati” kundër vendimit të Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë në një seancë plenare janë duke shqyrtuar disa projektligje

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë takohen sot në seancë plenare ku në rend të ditës janë përfshirë shqyrtimi i disa projektligjeve ndërsa do të ketë edhe interpelancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës. Sipas axhendës së publikuar nga Kuvendi, gjatë kësaj seance do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë vjetore të Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2018 si dhe raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri për vitin që kaloi. Në seancë e sotme plenare do të diskutohet akt Normativ nr. 1, datë 20.03.2019 “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut, projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar si dhe Projektvendim “Për strategjinë e edukimit ligjor të publikut në Republikën e Shqipërisë”. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …