Brickos

Zana Bytyqi diplomatit Amerikan: Ligji për Gjykatën Speciale DUHET që të plotësohet për krimet serbe

Zana Bytyqi diplomatit Amerikan: Ligji për Gjykatën Speciale DUHET që të plotësohet për krimet serbe

Kriminelët e Serbisë DUHET që të ndëshkohen për krimet ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës dhe ligji për Gjykatën Speciale i miratuar nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2015 DUHET që të plotësohet për këtë qëllim pa vonesë, i ka thënë sot përfaqësuesja e shoqatës « Familja dhe Shpresa » nga Klina, Zana Bytyqi diplomatit amerikan nga Ambasada e SHBA-ve Olivier S. Mains ?

Bytyqi është takuar sot me zotëri Mans, i cili është zyrtar për çështje politike në Ambasadën në Prishtinë, me kërkesën e këtij të fundit.

« Ligji për Gjykatën Speciale i miratuar me 3 Gusht 2015 nga parlamenti i vendit tonë DUHET që të PLOTËSOHET , pikërisht nga ligjvënësit e vendit tonë », tha Bytyqi gjatë takimit të sotëm të mbajtur në Prishtinë.

Bytyqi i foli zotëri Mains-it për krimin ndaj 86 civilëve shqiptarë nga komuna e Klinës të cilët u ekzekutuan nga ushtarët serbë me 4 Prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës si dhe për krimet e tjera kur forcat ushtarake, policore e paramilitare vranë 13000 civilë shqiptarë e përdhunuan 20,000 gra dhe vajza shqiptare gjatë luftës së vitit 1998-1999 për pavarësi.

« Në Kosovë janë  500 varreza masive me viktima civile shqiptare gjatë luftës. Janë përdhunuar 20,000 gra dhe vajza e edhe pas 20 vitesh nuk ka drejtësi as për më të dashurit tanë qé u ekzekutuan né Kralan e as për krejt viktimat tjera civile shqiptare nëpër tërë Kosovën. Edhe pas 20 vitesh nuk do të ndalemi, por përkundrazi do të insistojmë edhe më fortë që të detyrojmë krerët e institucioneve të Kosovës, krejt partitë politike e anëtarët e tashëm të parlamentit për të plotësuar këtë ligj selektiv me të cilën u formua kjo gjykatë selektive » tha Bytyqi, babai, Bajrami, dhe daja i së cilës, Nevzat Rraci, e 84 të tjerë u ekzekutuan në Kralan kur ajo ishte 9 vjeçare.

Tashmë gjykatat e Kosovës edhe pse deri para pak ditësh ishin të ndihmuara nga prokurorët e gjykatësit e EULEX-it, nuk po mund të kryejnë punën e tyre për të çuar drejtësinë deri në fund, edhe pse ka pasur tentime e madje e dënime në mungesë të kriminelëve serbë të rangut të lartë ushtarak.

« Siç e dini, Vuçiç dhe qeveria që ai drejton nuk pranojnë që kriminelët e tyre të luftës të i përgjigjen gjykatave të Kosovës/EULEX-it. Shembulli më i qartë i kësaj janë rastet e Mejës dhe Krushës së Madhe. Gjenerali Momir Stojanovic dhe 16 të tjerë, përkundër që janë të akuzuar nga gjykatësit e BE-së dhe të Kosovës në gjykatën e Gjakovës për masakrat e kryera në Mejë dhe Krushë të Madhe gjatë luftës së viteve 1998-1999, ende shëtisin të lirë në Serbi. Ata janë të mbrojtur nga Aleksandar Vuçiçi. Të gjithë këta ushtarakë të akuzuar, janë edhe në listën e personave të kërkuar nga INTERPOL tanimë 4 vite. Serbia nuk i dorëzon dhe nuk do të i dorëzojë kriminelët e vet tek gjykatat e Kosovës. Prandaj edhe DUHET plotësuar ky ligj në mënyrë që gjykata të fillojë të merret me krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve këta kriminelë dhe krejt kriminelët e tjerë që gjenden në Serbi e gjetiu të dërgohen atje në Hagë,” tha Bytyqi në vazhdim të bisedës me diplomatin Amerikan Olivier Mains.

 “Krejt çfarë ne po kërkojmë është që të ketë drejtësi për të gjithë e jo siç po bëhet me gjykatën e formuar e cila për kërkon drejtësi selektive dhe po injoron viktimat shqiptare,” tha përfaqësuesja e shoqatës “Familja dhe Shpresa”.

Që të dy në fund të takimit u pajtuan që të mbesin në kontakt në të ardhmen dhe eventualisht të mund të krijohet ndonjë lloj bashkëpunimi (pas kërkesës së zotëri Mains-it) midis shoqatës “Familja dhe Shpresa” dhe Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë lidhur me çështjet e krimeve të luftës, personave të zhdukur dhe aktiviteteve të tjera në pritje të shoqatës në Klinë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …