Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se nga takimi i Berlinit mund të ketë vetëm mesazhe, jo marrëveshje

Ministria e Mbrojtjes: Më 23 prill fillon intervistimi i kandidatëve, të cilët e kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se të martën e 23 prillit do të fillojë intervistimi i kandidatëve, të cilët e kanë kaluar fazën e parë të seleksionimit për rekrutë të FSK-së. Kjo fazë e dytë e përzgjedhjes do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten sipas planit dhe orarit, i cili është publikuar në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes. Kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen intervistës, me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe kuponin e aplikimit. Ministria e Mbrojtjes hapi konkursin për pranimin e 650 rekrutëve të rinj në FSK. Në këtë konkurs aplikuan gjithsej 6759 persona, të cilët i janë nënshtruar fazës së parë të testimit.  Nga faza e parë e testimit bazuar në kriteret dhe standardet e përcaktuara për shërbim në FSK, për të vazhduar garën e mëtejme janë përzgjedhur 1029 kandidatë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …