Kryetari Kuçi ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Zhvillimit Rajonal

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me  ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demirin, për investime kapitale në komunën e Junikut. Projekti i cili do të fillojë së realizuari në javët në vijim, hapjen dhe rregullimin e rrugëve lokale, bujqësore dhe fushore, krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, fermerët, zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimi ekonomik lokal. Ministrit Demiri me bashkëpunëtorë, kryetari Kuçi i ka shprehur falënderime për përkrahjen e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal. Ky projekt i përbashkët në mes të MZHR dhe Komunës së Junikut kap vlerën e 180.000.00 Euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …