leoni

Shqipëria kërcënohet për rikthimin e regjimit të vizave, ndërsa Kosova vazhdon të jetë pa viza qe 20 vjet

Zëdhënësja e Komisionin Evropian, Maja Kocijançiç thotë se ka ndryshim në regjimin e vizave për Shqipërinë

Pas vendimit të Parlamentit holandez për të kërkuar një pezullim të regjimit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë, nuk ka pasur asnjë njoftim të dërguar në Komisionin Evropian që t’i kërkohet të ndërmarrë një vendim të tillë, ka konfirmuar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiç. Ajo thekson se “pozicioni i Komisionit i shprehur të mërkurën nga zëdhënësja, Natasha Bertaud mbetet i njëjti”. Kocijançiç shtoi gjithashtu se, “nëse Komisioni do të marrë një njoftim të tillë, ai do e analizojë me kujdes, do e vlerësojë dhe do të vendosë nëse ky veprim nevojitet, duke theksuar rolin kryesor që ka ky organizëm në këtë proces”. Të martën, qeveria holandeze nxori një njoftim zyrtar në lidhje me vendimin e Parlamentit, duke garantuar se për momentin regjimi aktual mbi vizat do të qëndrojë i pandryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …