Skënder Sadri Kapiti: Kush janë shqiptarët “tradhtarë” të shqiptarëve?!

Skënder Sadri KAPITI: Në Shqipëri dhe në Kosovë duhet çmontuar sistemi politik i korrupsionit

Në Shqipërinë paskomuniste u instalua regjimi i korrupsionit, nje regjim antimoral dhe antidemokratik, por shumë hipokrit dhe djallëzor.

Kjo sepse: regjimi falso demokratik paskomunist ishte dhe vazhdon te jetë një regjim anti publik dhe antikombëtar maskuar me maskën mashtruese demokratike, antikomuniste dhe pseudopatriotike.

Po kështu edhe në Kosovë, pas çlirimit të saj, Kosova e çlirua nga prangat e pushtuesit dhe kolonizatorit barbar serb, por ama Kosova ashtu sikurse edhe Shqipëria ra në prangat e mashtruesve, keqbëresve, të krimit, të hajnisë   dhe të korrupsionit të drejtësisë, politikës dhe të politikanëve e pushtetarëve të vet.

Krimi, korrupsioni dhe mashtrimet politike, si dhe korrupsioni i drejtësisë janë dhe përbëjnë tradhti të lartë publike e kombëtare.

Prandaj duhet çmontuar sistemi politiko-juridik i korrupsionit, mashtrimeve, i krimit dhe të hajdutërisë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Në Shqipëri dhe në Kosovë aktualisht është i instaluar sistemi i korrupsionit.

Kjo do të thotë  se krimi përbindësh i korrupsionit sundon dhe qeveris politikën, pushtetin, moralin, vlerat, drejtësinë, administratën, mediat, shoqërinë civile, akademinë dhe shtetin.

\Kjo është arsyeja, ky realitet deshtak, mjeran dhe traumatik ku ndodhet Shqipëria por edhe Kosova, ky realitet u konstatua edhe nga nderkombëtarët, nga SHBA dhe BE të cilat ndërhynë me vendosmëri për miratimin e VETTING-ut në Shqipëri, si i vetmi ilaç për ta shëruar shtetin dhe shoqërinë shqiptare nga sëmundja pandemike e krimit të korrrupsionit që ka kapur gjith sistemin politik dhe juridik në të dy shtetet shqiptare.

Me VETTING-un, si ilaçi i cili do ta pastrojë dhe kurojë së pari drejtesinë në Shqipëri nga virusi antiligjor dhe kriminal i korrupsionit dhe i hajdutërisë, dhe paralelisht me VETTING-un e Drejtësisë do të bëhet edhe shërimi i demokracisë dhe i patriotizmit nga virusi kriminal dhe antikombëtar i politikës shqiptare.

Me VETTING-un do të bëhet edhe dekriminalizimi i politikës, pushtetit dhe i administratës shtetërore.

VETTING-u është shpresa për shtetin ligjor, për demokratizimin e shoqërisë por edhe për pastrimin dhe shërimin e mediave hipokrite e mercernare, pasi edhe ato janë të infektuara rëndë nga krimi e korrupsioni, edhe ato duhet t’i nënshtrohen VETTING-ut.

VETTING-ut i duhet nenshtruar edhe seria e të ashtuquajturave sindikata  dhe shoqëria civile e OJQ-ve të cilat janë zgjatime korruptive të politikës, pushtetit dhe të parasë dhe te interesave personale të kryetarëve e kryesive korruptive të tyre.

SHBA dhe BE me siguri sapo te perfundoje VETTING-u ne Shqiperi do t’ia imponojnë edhe politikës në Kosovë miratimin e VETTING-ut edhe atje.

Kjo pasi, as politika dhe as drejtësia në Kosovë nuk e bëjnë dhe nuk e dëshirojnë VETTING-ua as të drejtësisë dhe as të politikës as atje.

Kjo do të jetë e pashmangshme sepse një VETTING në Kosovë është jetik për Kosovën dhe për shoqërinë shqiptare edhe në Kosovë. Kjo pasi edhe në Kosovë elita politike e kriminalizuar  dhe e korruptuar si edhe drejtësia po e tillë janë bërë të pasfidueshme nga shoqëria, nga ligji dhe nga demokracia.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …