Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit

Vetëvendosje të premten do të organizojë protestë kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit

Lëvizja Vetëvendosje këtë të premte do të organizojë protestë në Prishtinë kundër korrupsionit, përkatësisht kundër kryeprokurorit të vendit Aleksandër Lumezit, i cili sipas drejtuesve të këtij subjekti politik nuk po i arreston të korruptuarit. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, e ka akuzuar kryeprokurorin se është i ndikuar nga politika dhe se nuk po guxon t’i ndjekë krimet politike, ekonomike, ato të luftës e të paqes. Por në protestën e së premtes Vetëvendosja nuk pritet të marrë mbështetjen e dy partive tjera opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë për “Zërin” se nuk u kanë bërë ftesë partive politike opozitare që të marrin pjesë në protestë sepse është protestë qytetare dhe presin mbështetje nga qytetarët pa dallime, çfarëdo qofshin ato.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: Që nga fillimi i këtij viti janë evidentuar rreth 150 raste të konfliktit të interesit

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se që …