OAK dhe SPSPK vlerësojnë se nëse Qeveria nuk i përkrah bizneset rreth 100 mijë punëtorë rrezikohet të mbesin të pa punë

KMDLNJ kërkon krijimin e një fondi për personat që pësojnë në vendet e punë

Këshilli për Mbrojtjen, të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka kërkuar krijimin e një fondi për personat që pësojnë në vendet e punës. Reagimi ka pasuar pas rastit tragjik që ndodhi dje në Mitrovicë, ku një 27-vjeçar humbi jetën pas shembjes së një pjesë të ish hotelit ‘Adriatik’ i cili ishte duke u rinovuar. KMDLNJ thotë se në Kosovë, punëtorëve nuk u sigurohen as kushtet për punë dhe se nuk kanë kontrata pune e as sigurime shëndetësore. Tutje theksohet se, Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve . KMDLNJ ndër tjerash ka njoftuar se për këtë arsye është takuar me Inspektoratin e Punës të Kosovës për të gjetur një mënyrë të dilet nga kjo gjendje e cila, dita – ditës po bëhet më e vështirë dhe më e papërballueshme. Duke kërkuar heqjen e licencës së punës për punëdhënësit që nuk sigurojnë kushte për punë me ç’rast rrezikohet jeta e të punësuarve. Gjithashtu, KMDLNJ ka kërkuar që dënimet në të holla të jenë shumë më të larta dhe nga ato mjete të grumbulluara të krijohet një Fond për ata që e pësojnë dhe familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …