Universiteti i Prishtinës organizon sot ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”

Universiteti i Prishtinës organizon sot ceremoninë e hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon sot ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”. Hapjes zyrtare të aktivitetit, do t’i paraprijë një takim mikpritës për drejtorët e Drejtorive Komunale për Arsim, i cili do të mbahet në Rektoratin e UP-së në po të njëjtën ditë. Ky aktivitet orientues për nxënës është organizuar nga Qendra për Zhvillim të Karrierës dhe zyra e rektorit të UP-së, si dhe është mbështetur nga Busulla – Portali zyrtar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë. Qëllimi i këtij aktiviteti është njohja e maturantëve për së afërmi me mundësitë e studimeve në Universitetin e Prishtinës, ku nga përfaqësuesit e njësive akademike dhe përfaqësues të tjerë të arsimit të lartë, do të prezantohen këto mundësi para maturantëve.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …