Haradinaj kërkon zbatimin standardeve të parapara të ndërtimeve si dhe masat mbrojtëse që parashihen në Ligjin e Punës

Haradinaj kërkon zbatimin standardeve të parapara të ndërtimeve që parashihen në Ligjin e Punës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së ndërtimtarëve të Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ministrat e MAPL-së, MMPH-së dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, për të diskutuar situatën në sektorin e ndërtimtarisë, pas vdekjes tragjike të një të riu në Mitrovicë në vendpunishte. Haradinaj ka kërkuar nga të gjitha institucionet, por edhe akterët tjerë të përfshirë, që të zbatojnë standardet e parapara të ndërtimeve, si dhe masat mbrojtëse që parashihen me Ligjin e Punës, për të krijuar kushte të favorshme për të gjithë të punësuarit. “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka sektori privat, në të cilin ka më së shumti të punësuar dhe që është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, por ne si institucione duhet të krijojmë infrastrukturën adekuate ligjore në fushën e ndërtimeve, si dhe të angazhohemi për kushte të mira të punës për mbrojtjen e të punësuarve në këtë sektor”, tha kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …