Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019” organizuar nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me OEK-un

Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019” organizuar nga Qeveria e Kosovës dhe OEK-u

Sot është hapur Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me qëllim të promovimit të kompanive kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. Kryeministri Haradinaj, theksoi se qeveria ka për qëllim përkrahjen e sipërmarrëseve, duke krijuar kushte të favorshme për pagesat tatimore. Ai paralajmëroi se autostrada “Arbën Xhaferi”, apo autorruga për Shkup do të përfundojë në fund të muajt maj. Ndërsa ministri i MTI-së Endrit Shala, me këtë rast theksoi se kompanitë kosovare përmes prezantimit të produkteve të tyre janë duke promovuar prodhimtarinë edhe për tregun rajon dhe evropian. Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në hapje të panairit theksoi se panairi është një ndër mundësitë kryesore për promovimin e ekonomisë.  Ministri i MZHE-së Valdrin Lluka, tha me këtë rast se sot bizneset përballen me mungesë të energjisë elektrike, por paralajmëroi se në këtë vit do të nis ndërtimi i TC Kosova e Re dhe nuk do të ketë as import të energjisë. Panairi në të cilin po marrin pjesë rreth 100 biznese nga vendi, rajoni dhe BE-ja, është i hapur deri më 26 prill në Qendrën e Panaireve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …