Jashari: Të martën mbahet manifestim përkujtimor për të rënët e Drenicës dhe zbulohet shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas

Jashari: Të martën mbahet manifestim përkujtimor për të rënët e Drenicës dhe zbulohet shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë të ditur se  të martën, mbahet manifestim përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës si dhe zbulimi i shtatores se heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit. “Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit organizojnë të martën, më 30 prill nga ora 12, manifestimin përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dhe martirëve të Drenicës dhe më gjerë. Me këtë rast, në nderim të veprës dhe sakrificës së heroit Ilaz Kodra, në sheshin e Drenasit, do të bëhet zbulimi i shtatores së tij. Ftoj qytetarët, familjet e dëshmorëve, veteranët, invalidët dhe gjithë të interesuarit tjerë, të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të shënuar, për të bërë sa më madhështor manifestimin”, ka shkruar Jashari.

Jashari: Të martën mbahet manifestim përkujtimor për të rënët e Drenicës dhe zbulohet shtatorja e Ilaz Kodrës në Drenas

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i ndërhyri 80 herë nga ajri për shuarjen e zjarreve në disa komuna të Kosovës

KFOR-i ka njoftuar se gjatë javëve të fundit ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në shuarjen …