leoni

BSPK proteston të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës

BSPK proteston të mërkurën në Prishtinë, për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve (BSPK) ka vendosur të protestojë të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira për punëtorët në vendet e tyre të punës. Kryesindikalisti i Kosovës, Avni Ajdini, ka thënë se në protestën e së mërkurës do të dalin me disa kërkesa për institucionet kompetente në vend. “Do të jetë protestë simbolike, ku do të dalin federatat me aktivistët sindikalë. Kërkesat tona janë: kushtet sociale, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, paga minimale, siguria në punë dhe shëndeti e skemat pensionale”, ka thënë ai. Më 1 maj do të protestojnë edhe punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (SR-KEK).

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja …