Ka dhënë dorëheqje rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu

Në dorëheqjen e tij zyrtare, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahi  thotë se para 18 muajsh ishte  emëruar në krye të Universitetit të Prishtinës për të ndihmuar nxjerrjen e institucionit nga kriza,  në të cilën, sipas tij  e kishte futur degradimi akademik e moral, papërgjegjësia dhe konformizmi. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, por nuk kam pasur idenë se rezistenca për ndryshime do të jetë aq e fortë. Përkrahja e madhe që më është dhënë ka ndikuar që t’i qëndroj besnik misionit tim. Po kjo përkrahje ka bërë që, pas shkarkimit tim dhe anulimit të këtij vendimi, të rikthehem në krye të Universitetit. Shpresoj se ky hap i imi do të mirëkuptohet nga stafi akademik, studentët dhe qytetarët. Unë kam ardhur në krye të UP-së që ta nxis një ndryshim pozitiv, mundësisht brenda këtyre dy viteve sa kisha mandat, dhe këtë e kam thënë edhe publikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …