Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Prej kur i gjithë fshati Negroc qenkan familjarë të mi?

 “Zbulimi” i parë i madh i portalit të quajtur indexonline, është se i gjithë fshati Negroc qenkan familjarët e mi. Trajtim i fisit si në mesjetë, pasi shumica dërmuese e fshatit janë me mbiemrin Krasniqi. E pasi qenkan me mbiemër Krasniqi, domosdo, sipas portalit janë edhe familjarët e mi?! Në Agjencionin Antikorrupsion, kam të lajmëruar 20 hektar tokë e regjistruar mbi prindin tim tani të ndjerë dhe ajo pasuri është e ndarë në tetë pjesë, pasi ne jemi tetë vëllezër e tri motra. Unë dhe vëllezërit e mi nuk kemi tokë të uzurpuar, veç asaj që e kemi pronë të trashëguar nga të parët tanë. E vërteta është se ajo parcelë e tokës për të cilën flet portali, shfrytëzohet nga fshatarët që nga vitet e ’90 e më herët. Por lajmi se ka qëllimin për të liruar ATË PRONË NGA “uzurpatorët”, por që të merret me emrin tim.

Po ua bëj me dije shefave të portalit që qëndrojnë në prapaskenë, se me asnjë shpifje denigruese dhe asnjë friksim nuk kanë mundur as mund të ndikojnë që unë të tërhiqem nga kundërshtimi i fenomeneve kriminale në jetën shoqërore e publike në Kosovë. Indeksonlajni po të dëshironte ta prezantonte të vërtetën, këtë ka pasur mundësi ta vërtetonte, por këtij portali e as atyre që u qëndrojnë mbrapa nuk ju intereson e vërteta, por mbrojtja e uzurpatorëve të çdo gjëje në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …