Kryeministri, Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë

Kryeministri, Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe bëri homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve. Me këtë rast, kryeministri tha se, ndodhet në një vend që flet vetë, në vendin e 117 njerëzve të pafajshëm të pushkatuar e masakruar, por edhe të gjallë e të keqtrajtuar dhe ku ende nuk ka ndodhë drejtësia dhe nuk ka të dënuar. “Përpos faktit që nuk është vendosur drejtësia për martirët e Studimes, e për plot të tjerë. Ata që i kanë kryer këto krime kanë filluar t’i mohojnë ato dhe po provojnë ta bindin botën që nuk i kanë bërë këto krime”, tha Haradinaj, duke shtuar se për institucionet e vendit kurrë nuk është vonë të jenë të bashkuara dhe të vendoset drejtësia për të gjitha viktimat, për të gjithë ata që janë flijuar dhe vrarë padrejtësisht.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …