Isa Mustafa, thotë se njëherë nuk do të ketë takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Isa Mustafa: Platforma për Dialogun me Serbinë nuk ka përcaktim direkt për territorin dhe sovranitetin e Kosovës

Kreu i LDK-së ka thënë se kanë vërejtje në përmbajtje të platformës së votuar nga Kuvendi i Kosovës për dialogun me Serbinë. Sipas tij, kjo platformë nuk ka përcaktim direkt në çështjen për të cilën edhe është hartuar: territorin dhe sovranitetin e Kosovës. Mustafa tha se në Platformë parafrazohet Kushtetuta e Kosovës e, sipas tij, në një rast të tillë atëherë nuk të nevojitet fare Platforma meqë mund t’i referohen direkt Kushtetutës.“E dyta pastaj është përbërja e Ekipit Negociator”, shtoi ai. Ndonëse roli i opozitës është i rëndësishëm në dialog, Mustafa tha se nuk u takon grupeve opozitare që të ulen e të diskutojnë në Bruksel. Për këtë, tha Mustafa, është qeveria.“Mendoj se roli ynë si opozitë është që të jemi pjesë e procesit por jo te ulemi në Bruksel sepse atje shtetin e përfaqëson qeveria”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …