Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion nga Ajowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga gjenerali Timothy Orr. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë që Kosova dhe shteti i Ajowas kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për modalitetet e bashkëpunimin në të ardhmen. Veseli falënderoi Gardën Kombëtare dhe shtetin e Iowas në përgjithësi, për mbështetjen e madhe dhënë Kosovës në fushën e sigurisë, sidomos në përgatitjen e kuadrove ushtarakë. Ai tha se mbështetja ushtarake për Kosovën është e nevojshme, sidomos tani kur ajo po ndërton kapacitetet e saj të plota ushtarake. Gjenerali Timothy Orr, nga ana e tij, ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën. Jam i nderuar ta takoj kryeparlamentarin Veseli dhe ta falënderoj për përkrahjen e tij për këtë marrëdhënie të veçantë mes shtetit të Ajowes dhe Republikës së Kosovës tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …