Ministri Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj morën pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi bashkë me kryeministrin Haradinaj morën pjesë në shënimin e 92 vjetorit të shkollës në Irzniq të Deçanit. ,,Është emocion i veçantë në ditë të tilla, në ambiente të shkollave si kjo, sepse Irzniqi është një nga vendet ku i gjejmë organizimet e para të mësimit në gjuhën shqipe, pra që nga viti 1915. Është emocion i veçantë, po ashtu, sepse tashmë, fëmijët e Irzniqit po arsimohen në këtë shkollë që bartë emër të ri: ShFMU “Maxhun Çekaj”. Ky emër, simbolizon përpjekjet e shqiptarëve për t’u arsimuar, e njëkohësisht përpjekjet dhe sakrificën për liri, sepse Maxhun Çekaj ja fali jetën arsimit dhe lirisë”, tha në një postin të tij në facebook ministri Bytyqi.

E gëzofshi shkollën me emrin e ri!

Lavdi mësuesit dhe dëshmorit të Kosovës, Maxhun Çekaj është shprehur ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …