Ambasada e SHBA-së në Tiranë bënë thirrje që të shmanget dhuna në protestën e nësershme të opozitës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bënë thirrje që të shmanget dhuna në protestën e nësershme të opozitës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar sot lidhur me protestën që PD dhe aleatët e saj pritet të zhvillojnë të shtunën pasdite në kryeqytet. Në një njoftim për mediat, Ambasada Amerikane thekson se “e drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht. Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet”. “Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ambasadës së SHBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …