leoni

PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka filluar një peticion për ngritjen e pagës minimale në Kosovë

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka nisur një peticion për ngritjen e pagës minimale në Kosovë. Kjo parti thekson se paga minimale prej 170 euro, nuk mjafton as për t’u ushqyer mjaftueshëm brenda një muaji, e lëre më për t’u përkujdesur për shëndetin, veshmbathjen, faturat, etj. “Ndihma juaj është e domosdoshme për të ushtruar presion ndaj qeverisë që të marrë vendimin për ta rritur pagën minimale. Prandaj, hyni në www.peticione.com dhe nënshkruani peticionin online për rritjen e pagës minimale. Merr çfarë të takon”, thuhet në njoftimin e PSD-së. Ndryshe, paga minimale në Kosovë vazhdon të jetë më e ulëta në rajon. Këshilli Social Ekonomik ka marrë vendim unanim që paga minimale të rritet në 250 euro, por që një vendim i tillë ende nuk ka hyrë në fuqi, dhe fajtor për këtë sipas BSPK-së është Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …