Sot përkujtohen Nebih dhe Tahir Meha në 38 vjetorin e rënies heroike në kullën e tyre në Prekaz

Sot përkujtohen Nebih dhe Tahir Meha në 38 vjetorin e rënies heroike në kullën e tyre në Prekaz

Sot përkujtohet rënia heroike e Nebih dhe Tahir Mehës në kullën e tyre në Prekaz. Aktivitetet përkujtimore për jetën dhe veprën e tyre heroike fillojnë me mbajtjen e një Akademie përkujtimore e cila mbahet në orën 12:00 në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Me këtë rast do të përkujtohen edhe dëshmorët e martirët e tjerë të renë gjatë muajit maj  në luftën e UÇK-së në komunën e Skenderajt.

Më 13 maj të 1981, në fshatin Prekaz i Poshtëm të Drenicës, të rrethuar nga njësitë speciale të Jugosllavisë, kanë rënë në altarin  e Atdheut,  pas një luftë krejtësisht të pabarabartë, Tahir Nebih Meha dhe babai i tij, Nebih Emin Meha. Atë ditë forcat e Milicisë së Jugosllavisë, të cilat mbanin në rrethim të hekurt tërë Kosovën, meqë  kishte kulmuar Kryengritja e Marsit dhe e Prillit me kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, ishin kthyer në Drenicë me qëllim për të shënuar edhe një “fitore” kundër nacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë. Gjatë luftimeve që kishin zgjatur 17 orë,  kishin rënë heroikisht: Tahir Meha dhe Nebih Meha, ndërsa gjatë luftimeve ishin vrarë 5 ushtarë e policë jugosllavë dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë, sipas versionit zyrtar të shpallur asokohe.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …