Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

Një muaj që kur Kuvendi nuk ka mbajtur asnjë seancë, ndonëse shumë projektligje e ligje presin për shqyrtim e votim

Të mërkurën do të bëhet një muaj prejse Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë, ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim. Ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim. Përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative. Përderisa më shumë se gjysma e projektligjeve dhe e ligjeve të agjendës së Kuvendit janë ende në pritje për t’u futur në procedurë. Keqmenaxhimi i dhe mosplanifikimi i mirë i punës së Kuvendit janë arsyet se pse po vazhdon të ngecë puna e kësaj legjislature, e cila po vlerësohet të jetë më e dobëta që nga paslufta. Nga koalicioni qeverisës thonë se edhe pse nuk ka pasur një muaj seancë, nuk është ndier ndonjë mungesë e jashtëzakonshme. ndërsa opozita e ka parë si shqetësim mbajtjen e seancave kaq rrallë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Ushtria e Kosovës lindi nga lufta çlirimtare, gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe amaneti i atyre

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë …