Dardan Molliqaj: Protesta e sotme tregon se “ky regjim nuk ka vend në Kosovë”

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu ka drejtuar edhe sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë duke e akuzuar për të gjitha të këqijat që i ka sjellë vendit. Ai ka thënë se protesta e sotme tregon se “ky regjim nuk ka vend në Kosovë”. Në këtë përvjetor opozita e bashkuar ka vendosur të protestojë me moton “Shtet me sovranitet”. Është koha që në këtë datë të reflektojmë dhe të shohim se çfarë ka ndodhur që nga 17 shkurti i vitit 2008”, ka thënë ai. “Pajtohemi të gjithë se akti i shpalljes së pavarësisë ishte hap përpara në ecjen tonë si shtet. Sot jemi këtu sepse shumë hapa nuk u bënë fare dhe shumë të tjerë u bënë gabim. Mënyra se si ishte konceptuar shtetndërtimi i Kosovës patjetër që do të sillte këtë rezultat. Pas tetë viteve pavarësi tashmë askush nuk beson se drejtësia do të vihet nga ndërkombëtarët, tashmë askush nuk beson se korrupsionin do ta luftojnë ndërkombëtarët, tashmë askush nuk beson se privatizimi do të sjellë punësim dhe zhvillim, tashmë askush nuk beson se duke i bërë lëshime Serbisë, do të ketë zhvillim për serbët në Kosovë. Tashmë askush nuk beson se duke bërë negociata me Serbinë do të ketë liberalizim vizash për Kosovën ka thënë Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …