Komisioneri Hahn thotë se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm

Hahn thotë se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se shpreson që do të zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi i cili tash e sa muaj është bllokuar. Duke folur për përfshirjen e mundshme të SHBA-ve në këtë proces, ai ka deklaruar se drejtimi i dialogut nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, është i mjaftueshëm. I pyetur se a e sheh si zgjidhje të mundshme për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, korrigjimin e kufijve, komisioneri Hahn tha se ende është herët që të flitet për zgjidhjet, sepse sipas tij marrëveshja që do të arrihet mes dy vendeve do të jetë gjithëpërfshirëse.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti pas fitores në Bërvenicë: Maqedonia është edhe atdheu i shqiptarëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se shqiptarët janë popull autokton …