Hoxhaj ka takuar një delegacion nga Kroacia të udhëhequr nga ndihmësministri i Jashtëm, Miroslav Papa

Hoxhaj ka takuar një delegacion nga Kroacia të udhëhequr nga ndihmësministri i Jashtëm, Miroslav Papa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot një delegacion nga Kroacia të udhëhequr nga ndihmësministri i Jashtëm, Miroslav Papa. Hoxhaj dhe Papa në këtë takim kanë diskutuar për mbështetjen e Kroacisë në anëtarësimin e Kosovës në disa organizata rajonale dhe procesin e eurointegrimeve. Po ashtu në takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin konkret në disa fusha, veçmas në atë ekonomike dhe tregtare. Me këtë rast numri dy i Qeverisë ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e shtetndërtimit, para dhe pas shpalljes së pavarësisë. Ndër të tjera Hoxhaj ka theksuar se nevojën që BE-ja duhet të marrë një vendim sa më parë për vizat dhe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin dritën e gjelbër për t’i hapur negociatat.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …