Bashkim Ramosaj

Adem Lushaj: Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, nuk ia falë pronat publike, Manastirit të Deçanit

“BE shprehë shqetësim të thellë për mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 mbi çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan dhe të tjerave që ndikojnë në pronat e anëtarëve të komuniteteve jo shumicë. Vendimet nga autoriteti më i lartë ligjor i Kosovës janë përfundimtare dhe duhet të zbatohen pa vonesa të mëtejshme. BE u bën thirrje autoriteteve në të gjitha nivelet që të mbështesin fuqishëm sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ishte shprehur Apostollova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Por, i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka kundërshtuar vendimet politike që janë të dëmshme për qytetarët e Deçanit. Ramosaj, ka ofruar dy zgjidhje të këtij problemi, që sipas tij, rasti të kthehet vendimi sërish përmes gjykatës themelore, ose të gjendet marrëveshje e kënaqshme për dy palët, gjatë bisedimeve me klerikët e manastirit dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kryetari Ramosaj, këtë qëndrim të tij e ka bërë publik përmes një komunikate të lëshuar për media ku thuhet: “Edhe një herë, për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare  po mundohemi të japim argumentet e nevojshme  pse nuk  zbatohet vendimi i gjykatës kushtetuese  të  vitit 2016.

Së pari: Para se të nxirët vendimi i gjykatës kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti  i filluar në vitin 1992  vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrare ne demonstrata nga pushteti i atëhershëm serb , kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para  kësaj  kohe qindra nxënës të helmuar   dhe në at kohë punëtoret e ndërmarrjes hoteliere ,,Iliria ’’ishin të larguar dhunshëm nga puna .Pikërisht në ketë kohë kur qytetaret shqiptar   nuk kishin as një të drejtë  ndërmarrja e dhunshme  Hoteliere “Slloga’’  i bën dhuratë Manastirit 12 hektar tokë pronë e hotelit ,,Iliria’’ .Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lart cekura personeli i Manastirit ka gabuar rend duke pranuar  ketë dhuratë. ( Poklon)

Së dyti: Kontesti  vazhdon  gjer në vitin 1997 periudhë  e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparthied klasik mbi popullatën  e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e qeveris se  Serbisë parlament i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se Bletarisë (Apiko), prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektar tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.

Së treti:  Edhe pse gjer në Qershor të   vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe  e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e  tokës së djegur , vrasjeve, dhunimeve masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që ketë pronë ta bart mbi manastirin e Deçanit .Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji Federativ për Qarkullimin e Pronës se Ndërmarrjeve Shoqërore

Së katërti:  Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtoret e dy ndërmarrjeve shkojnë ti qasen edhe Hotelit edhe  Bletarisë  nuk lejohen që të hyn brenda këtyre  objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre .Kontesti fillon në gjykatën komunale te Deçanit ne vitin 2000 dhe zgjat deri ne vitin 2016 , pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjate gjithë kësaj periudhe kohore komuna e Deçanit nuk njihet si palë në procedurë, kurse dy ndërmarrje (Apiko dhe Iliria), përfaqësohen nga zyrtari  Ligjor i AKM-së Ernes Çopke, i cili gjatë tërë procedurave, në vend që të përfaqësoi dhe mbroj interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve, del në mbrojtje të vendimeve të padrejta të vitit 1992 dhe 1997.

Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për  pasojat e mos zbatimit të  vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tije sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.

Se gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti qe Gjykata Kushtetuese ta kthej në rishqyrtim rastin ndërsa   zgjidhja e dytë është që komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …