Klubi i Atletikës “Malisheva” fitues të Kupës së Kosovës për grupmoshat e reja

Klubi i Atletikës “Malisheva”, po vazhdon traditën e të qenit kampion të vendit në grupmoshat e reja U14 dhe U16, pasi në Kupën e Kosovës kanë zënë vendin e parë në konkurrencën e meshkujve, duke e fituar kupën. Po ashtu në këtë garë të mbajtur fundjavën e fundit, ekipi i KA “Malisheva”, në stafetë për grupmoshat U16, ka thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 4×100 metra. Kjo është bërë e ditur nga trajneri i klubit, Adrian Mazreku. Për këtë sukses, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka përgëzuar atletët e rinj për rezultatin e arritur në garat e Kupës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e radhës të gjashtën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë …