Zivic: Sektori i shpezëtarisë do ta ketë mbështetjen e MBPZhR-së

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic e shoqëruar nga zëvendësministri Jeton Emini, kanë vizituar fermerin Gëzim Zeka, në Komunën e Ferizajt, ku kanë parë për së afërmi kushtet në të cilat e zhvillon veprimtarinë bujqësore ky fermer. Me këtë rast, ministrja Zivic, e ka njoftuar atë më hollësisht me Programin për Pagesa Direkte dhe me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të MBPZhR-së për këtë vit dhe i ka bërë thirrje që të aplikoj në këto programe, përmes të cilave do ta zgjerojnë përkrahjen për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Ministrja Zivic, ka theksuar se nuk do të mungojë as mbështetja institucionale për të iu ofruar atyre mundësi edhe më të mëdha për zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore përmes granteve investive. Në anën tjetër, fermeri Gëzim Zeka, i cili merret me sektorin e shpezëtarisë dhe në fermën e tij ka 2400 pula, ka treguar se zhvillimin e kësaj veprimtarie e ka zgjeruar nga viti në vit. Ai ka theksuar mbështetja për këtë sektor është e domosdoshme. Ndryshe, MBPZHR-ja gjatë kësaj jave ka hapur përudhen e aplikimit për projektet në bujqësi dhe zhvillim rural, me një fond prej rreth 20,500,000.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …