Ilir Meta

Në Tiranë u mbajt Asambleja Parlamentare për vendet e Mesdheut

Në Tiranë u mbajt Asambleja Parlamentare për vendet e Mesdheut ku u biseduar për sfidat me të cilat përballen vendet e mesdheut dhe bashkëpunim në mes tyre. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta foli për rëndësinë e unifikimit dhe koordinimin e aktiviteteve për përballjen dhe zgjidhjen e sfidave me të cilat po përballen vendet e Mesdheut. Ne duhet të gjejmë një mekanizëm efikas për rritjen e dialogut mes vendeve të rajonit. Nuk mund të ketë një Evropë të sigurt pa një Mesdhe të sigurt e të zhvilluar, theksoi në mes tjerash kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në Asamblenë Parlamentare të vendeve të Mesdheut mori pjesë edhe një delegacion i vendit tonë i përbërë nga deputet të pozitës dhe opozitës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizuaesit e protestës kërkuan nga Qeveria dhe ministrja Gërvalla që të procedohet ndryshimi i Ligjit

Organizatori i protestës në kuadër të iniciativës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka kërkuar …