Posta e Kosovës e lëshon në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare - Wooldrow Wilson”

Posta e Kosovës e lëshon në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”

Me rastin e 100-vjetorit të Konferencës së Paqes në Paris, Posta e Kosovës sot ka lëshuar në qarkullim pullën postare “100 vjetori i mbrojtjes së trojeve shqiptare – Wooldrow Wilson”, dedikuar mikut të madh të kombit shqiptar kryetarit 28-të të SHBA-ve, Woodrow Wilson, për kontributin vendimtar në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi i mëtejmë. Tentimet për ndarjen e trojeve shqiptare u intensifikuan edhe pas “Konferencës së Londrës”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës me angazhimin dhe urtësinë e kryetarit Wilson i dhanë fund kësaj fushate të egër antishqiptare në “Konferencën e Paqes” në Paris më 1919. Filatelia e Postës së Kosovës edhe në të ardhmen do të nderoj personalitete të shquara botërore, miq të kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …