Prokurori me damkë i kohës së Serbisë, Reshat Millaku, tani avokat i aferës “Fajdja”, për cilën i kishte fshehur provat

Prokurori me damkë i kohës së Serbisë, Reshat Millaku, tani avokat i aferës “Fajdja”, për të cilën i kishte fshehur provat

Prokurori me damkë i kohës së Titos e Rankoviqit, kryeprokuror i Kosovës, madje  edhe pas luftës, me pëlqimin e UNMIK-ut dhe EULEX-it, Reshat Millaku, i cili deri para disa javësh kur është pensionuar ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, do ta mbrojë në procedurë penale të dyshuarin për fajde, detyrim e mashtrim, Ismet Osmanin-Currin. Gazeta “Koha Ditore” ka prova të tilla si procesverbale, dokumente e raporte informuese që Millaku në cilësinë e kryeprokurorit të prokurorisë kryesore në vend ka qenë i informuar nga hetuesit për dyshimet e aktivitetit kriminal të një pjese të të dyshuarve të këtij grupi. Sipas këtyre provave, Millaku sa ka qenë kryeprokuror, rastin nuk e ka proceduar për hetim të mëtutjeshëm në Prokurorinë që e ka drejtuar. Ish-kryeprokurori që është pensionuar në muajin e kaluar tash do ta mbrojë njërin nga të dyshuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …