https://www.radiokosovaelire.com/ministri-i-arsimit-shyqyri-bytyqi-me-rastin-e-dites-nderkombetare-te-femijeve-ka-uruar-per-mireqenie-me-te-mire-per-ta/

Bytyqi në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uron për arsim më cilësor dhe mirëqenie me të mirë për fëmijët

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministri i Arsimt, Shyqyri Bytyqi ka uruar për mirëqenie me të mirë për  fëmijët duke theksuar se ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë. Ai ka thënë se institucionet po punojnë që ata të marrin shërbime cilësore në çdo fushë. “Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve uroj mirëqenie për të gjiithë fëmijët! Ata janë shpresa jonë për të ardhme më të mirë dhe ne do të punojmë vazhdimisht që ata të marrin shërbime cilësore në të gjitha fushat, të cilat i ndihmojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur. Natyrisht, arsimi, përveç që është e drejtë themelore e fëmijëve, është edhe rruga e vetme e sigurtë drejt së nesërmes. Ne po punojmë që të ofrojmë arsim cilësor, në mënyrë që, fëmijët tanë të bëhen qytetarë të zotë të së ardhmes!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …