Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj propozon që atdhetari Selman Kadria të shpallet hero i kombit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj propozon që atdhetari Selman Kadria të shpallet hero i kombit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj propozon që të shpallet hero atdhetari Selman Kadria i cili është vrarë nga serbët në vitin 1938 pasi që kishte vrarë një oficer serb. Ideja ka ardhur nga deputeti i AAK-së Bekë Berisha. “E mirëprita idenë e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn. Selman Kadria (1906 – 1938) ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare!:, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …