Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me këshilltarin e kancelares, Angela Merkel, Matthias Luttenberg

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me këshilltarin e kancelares, Angela Merkel, Matthias Luttenberg

Në takim u diskutua edhe domosdoshmëria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me këshilltarin e kancelares, Angela Merkel, Matthias Luttenberg me ç’rast kanë biseduar për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Gjermanisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. “Në Berlin sot takova Matthias Lüttenberg, këshilltarin e Kancelares Merkel, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung. Isha bashkë me nënkryetarin e Vetëvendosjes, Besnik Bislimin, Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin”, ka shkruar Kurti. Më tutje i pari i Vetëvendosjes ka bërë të ditur edhe se cilat tema janë diskutuar në këtë takim. “Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …