Një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka vizituar komunat e Kosovës Lindore

Një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka vizituar komunat e Kosovës Lindore

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës në përbërje të deputetëve: Nait Hasani, Ismail Kurteshi, Arban Abrashi, Teuta Haxhiu, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani, kanë vizituar Kosovën Lindore. Deputetët, anëtarë, të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës, kanë vizituar, Medvegjen, pastaj Komunën e Bujanocit me ç’rast kanë takuar kryetarin e saj Shaip Kamberi, si dhe kryetarin e Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa. Në këtë takim u diskutuan shumë çështje, në fokus të së cilës ishin: sfidat në arsim, kërkesa për mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pajisjen me dokumente të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës, mbështetje në fushat të cilat janë edhe kompetencë e këtyre komisioneve dhe KKSH-së. Delegacioni i Kuvendit të Kosovës jashtë agjendës ka vizituar edhe familjen e Ridvan Qazimit komandant Lleshit, për t’ju shprehur ngushëllim me rastin e vdekjes së  babait të komandant Lleshit, Haxhi Isen Qazimi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …