Kolegji zgjedhor rrëzoi padinë e PD-së e LSI-së ndaj KQZ, e cila nuk regjistroi këto parti për zgjedhjet e 30 qershorit

Kolegji zgjedhor rrëzoi padinë e PD-së e LSI-së ndaj KQZ, e cila nuk regjistroi këto parti për zgjedhjet e 30 qershorit

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-së dhe LSI-së  ndaj Këshillit Qendror të Zgjedhjeve,  e cila nuk i regjistroi këto parti  zgjedhjet e 30 qershorit, me argumentin se nuk janë të regjistruar në zgjedhjet lokale. Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD deklaronte se kjo është një e drejtë që i është mohuar PD-LSI. Pasi sipas tij përcaktimi i anëtarëve të KZAZ u takon në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017. “Vendimmarrja e tyre e paligjshme, shprehej Kaso. Nga ana tjetër përfaqësuesi i LSI u shpreh para vendimit të Kolegjit Zgjedhor se: “KQZ ka veshur syzet politike duke thënë se ne s’jemi parti parlamentare. Vendimi i KQZ i paligjshëm dhe i pabazuar në Kod Zgjedhor”. Deri më tani, Kolegji Zgjedhor nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar që nuk i lejon PD-LSI që të kenë anëtarë në KZAZ në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …