Zvicra

Zvicra diskriminon personat me emra e mbiemra të shqiptarëve, turqve dhe myslimanëve

Shteti më “demokratik” i Evropës, Zvicra, sipas një  hulumtimi të realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën,  për të cilën ke aplikuar, janë shumë më të ulëta, nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon me prejardhje myslimane Rreth këtij hulumtimi ka shkruar sot gjerësisht gazeta “SonntagsBlick”. Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira. Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja. Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira. Mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë garanci, për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …