Partia Socialiste e Shqipërisë inicion procedurën parlamentare për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë dhe ka vendosur që ditën e enjte, në Kuvendin e Shqipërisë, do të iniciojë procedurën parlamentare për shkarkimin e kryetarit, Ilir Meta, duke e quajtur brutal dhe të papranueshëm  vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve. Ilir Meta ka sulmuar brutalisht Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës dhe në asnjë Kushtetutë dhe aq më pak këtu, të quajtur ‘çdekretim’”, tha Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali. Vlefshmëria kushtetuese e një vendimi të tillë nuk mund të interpretohet, meqë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri është jashtë funksionit dhe e mbyllur përkohësisht, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në procesin e vetingut dhe vetëm dy kanë mbijetuar.

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  duket se është i vendosur për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit. Ai ka mbajtur  një takim urgjent me ambasadorët e huaj, me seli në Tiranë, për t’i sqaruar në lidhje me ato që maxhoranca i quan shkelje kushtetuese të Presidentit. Pritet që zoti Rama, t’iu rendisë me detaje shkeljet e kryera nga presidentit Ilir Meta. Gjithashtu ai do t’i njohë ata me seancën plenare të ditës së enjte, kur pritet të nisin edhe procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President.

 

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …