Shteti më “demokratik” i Evropës, Zvicra, sipas një hulumtimi të realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën, për të cilën ke aplikuar, janë shumë më të ulëta, nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon me prejardhje myslimane Rreth këtij hulumtimi ka shkruar sot gjerësisht gazeta “SonntagsBlick”. Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira. Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja. Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira. Mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë garanci, për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …