Veseli e takon ish-sekretaren Albright e falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë e Kosovës

Veseli e takon ish-sekretaren Albright e falënderon për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright të cilën e ka falënderuar për gjithçka që SHBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës. Veseli e ka falënderuar zonjën Albright që sot në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashk me qytetarët çlirimin e Kosovës. “Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, tha Albright në takim me kryeparlamentarin Veseli. Kreu i Kuvendit ndërsa tha se falë mbështetjes së SHBA-së, kryetarit Clinton, sekretares Albright dhe gjeneralit Clark, Kosova ka arritur lirinë dhe është sot shtet i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …