Gjykata

Ardian Gashi: Kërkojmë drejtësi për sulmet serbe në Breg të Diellit

I mbijetuari i sulmit nga forcat serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ku mbetën të vrarë katër persona, ka thënë se ende është duke kërkuar drejtësi për rastin në fjalë. Ai ka treguar se nga 14 forcat ushtarake policore serbe, që e kryen sulmin. Vetëm njëri nga ta është dënuar me 10 vjet burgim. “Banorët e kësaj ndërtese nuk e kanë lëshuar Kosovën gjatë luftës. Prandaj ky vend është bërë cak i forcave serbe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Rasti ka ndodhur me 15 Qershor të vitit 1999. Jemi sulmuar nga 14-15 ushtar të forcave serbe. Si pasojë e sulmit kanë mbetur të vrarë: Nezir Gashi, Uran Ajeti, Arianit Berisha dhe Venet Bajramaj. Aty jam plagosur edhe unë. Fatmirësisht KFOR-i britanik ka qenë aty për ta parandaluar masakrën. Tash 20 vjet më vonë jemi në përkujtim të tyre. Jemi duke kërkuar drejtësi dhe ndaj tyre kemi ngritur kallëzime penale. Njëri nga ta tashmë është dënuar me një dënim qesharak prej 10 vjetësh. Shumica e autorëve kanë qenë banorë të kësaj lagje. Ndërsa të tjerët kanë qenë ushtar të forcave  serbe dhe kemi arritur t’i identifikojmë” ka thënë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …