Brickos

Gjermania

Kreu i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shojble i ka dërguar një letër kryekuvendarit të Kosovës, Kadri Veseli

Kreu i Bundestagut gjerman, Wolfgang Shojble, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të cilën vlerëson të arriturat e shënuara në Kosovë 20 vjet pas lufte.Ai thekson se Gjermania ndjen përgjegjësi në  angazhimin e tij për Kosovën, për të siguruar paqe dhe stabilitetin për të ardhmen e saj dhe të rajonit. Presidenti i Bundestagut thekson se Gjermania po ashtu bashkëndjen me dhimbjen për viktimat e luftës në Kosovë dhe thekson se ato janë një përkujtim për Evropën në angazhimin për paqe dhe dialog në Ballkan. Shojble thekson në letër se komisionet parlamentare të Bundestagut gjerman janë njoftuar me letrën e Veselit, lidhur me tribunalin për krimet që ka kryer Serbia në Kosovë dhe se do të trajtohen nga  komisioni,  për Politikë të Jashtme, Komisioni për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Komisioni i Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …