Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje viziton Universitetin e Prizrenit, “Ukshin Hoti”

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje viziton Universitetin e Prizrenit, “Ukshin Hoti”

Java e Lëvizjes Vetëvendosje është përmbyllur të hënën në ditëlindjen e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti. Për shënimin e kësaj date, një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje, i prirë nga kryetari Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me shefin e grupit parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca, deputetët Arbër Rexhaj, Drita Millaku dhe Salih Zyba si dhe kryesuesen e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes në Prizren, Arbëresha Berisha kanë vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Me rastin e vizitës në këtë universitet, delegacioni i Vetëvendosjes  zhvilloi një takim me studentët, profesorët si dhe me rektorin Ismet Temaj. Kryetari Kurti ka vendosur lule të freskëta te shtatorja e profesorit Ukshin, ndërsa Glauk Konjfuca ka mbajtur një fjalë rasti duke lexuar edhe një paragraf nga vepra e famshme e profesorit, “Filozofia politike e çështjes shqiptare”: Konjufca ka thënë se ky është paragrafi më i rëndësishëm i veprës së Ukshin Hotit. Në këtë kontekst, ai ka thënë se nderin më të madh që mund t’ia bëjnë profesorit Ukshin Hoti, është duke vazhduar rrugën e tij, dhe duke mos u ndalur derisa kjo që ka lexuar të realizohet.

 

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …