Një delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, po qëndron në një vizitë 4-ditore në Turqi

Një delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari Albin Kurti, po qëndron në një vizitë 4-ditore në Turqi

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i kryesuar nga kryetari,  Albin Kurti, deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri po qëndrojnë në një vizitë katër ditore në Turqi. Sot në mëngjes vizituan Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, më pastaj u takuan me drejtorin e TIKA-s për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Mahmut Çevik, i cili i  informoi anëtarët e delegacionit rreth aktiviteteve dhe projekteve që ka realizuar TIKA në Kosovë. Ai theksoi se janë rreth 600 projekte me vlerë rreth 35-40 milionë euro prej të cilave 260 projekte sociale ku hyjnë 150 projekte në fushën e edukimit dhe 60 projekte në shëndetësi.  Kryetari Kurti e falënderoi z. Çevik për mikpritjen dhe për projektet që ka realizuar TIKA, në Kosovë. Ai tha se në  këtë vit Kosova shënoi 20 vjetorin e çlirimit nga Serbia, se vendi vazhdon të jetë i  varfër edhe për shkak se okupatori serb ka kryer shumë vrasje e masakra, dhe ka shkaktuar shumë vuajtje e dëme. Papunësia është shumë e lartë dhe na mungojnë investimet ekonomike, sidomos ato të cilat rrisin prodhimtarinë në Kosovë, ka saktësuar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …